Letërnjoftimi dhe patenta e shoferit tashmë mund të jenë në telefonin tuaj. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi, përmes një video mesazhi në facebook.
Sipas Azizit, digjitalizimi synon t’ua lehtësojë jetën qytetarëve, duke reduktuar pritjet nëpër sportele dhe burokracinë.
“Radhëve të gjata nëpër sportele po u vjen fundi! Më pak pritje, më pak burokraci dhe më shumë lehtësi për qytetarët”, ka thënë Azizi.
Zëdhënësja e Qeverisë së RMV-së, Venera Azizi gjithashtu ka theksuar se digjitalizimi nuk është më vetëm një premtim, por një realitet që po sjell lehtësi në shërbimet për qytetarët.


