Zëdhënësi i Policisë flet për situatën te barrikadat

December 11, 2022
1 minut lexim

Mëngjesi i së dielës është i qetë në veri të vendit, por rrugët vazhdojnë të jenë të bllokuara.

Kështu i tha Radios Evropa e Lirë – drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.

Për situatë të qetë raportojnë edhe gazetarët e REL-it nga terreni.

KFOR-i dhe EULEX-i janë duke e monitoruar situatën. Ndërsa pak njerëz shihen aktualisht në barrikadën në Rudarë të Zveçanit.

Pasditen e 10 dhjetorit në Rudarë, serbët lokalë u mblodhën në shenjë pakënaqësie për arrestimin e ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq nga radhët e komunitetit serb. Ata vendosën barrikada në këtë vend.

Si rrjedhojë, Policia e Kosovës mbylli rrugët që çojnë për në pikëkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak që lidhin Kosovën dhe Serbinë, duke e konsideruar këtë vendim si masë paraprake të sigurisë.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Zbardhen detaje/ Autori “xurxull”, si degradoi sherri në lokal deri të përdorimi i armëve

Story i radhës

Nga shtyrja e datës së zgjedhjeve, te të shtënat me armë dhe vendosja e barrikadave, çfarë ndodhi dje në veri të Kosovës

Të fundit nga

Rihapet për trafik Ura e Krimesë

Ura e Kerçit të Krimesë është rihapur, sipas kanalit zyrtar të Telegramit që ndan përditësime operative rreth urës. Siç shkruan BBC, “Trafiku në Urën e Krimesë ka rifilluar.” Në një përditësim të

Simone Inzaghi i jep lamtumirën Interit

Simone Inzaghi nuk është më trajneri i Interit! Pritet vetëm zyrtarizimi, por ky është vendimi që ka marrë trajneri italian pas mbledhjes së sotme me drejtuesit e klubit, e para që pas
sqmken
ShkoLartë