Zbardhen detaje/ Autori “xurxull”, si degradoi sherri në lokal deri të përdorimi i armëve

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në fshatin Qerekë të Tapizës. Sipas burimeve mësohet se ngjarja dyshohet se ka ndodhur si shkak i një konflikti të çastit.

Mësohet se dy personat në fjalë kanë qenë miq me njëri tjetrin, ndërsa kanë konsumuar alkool deri në orët e para të mëngjesit.

Në tavolinën e tyre ka nisur një sherr që më pas ka përfunduar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Njëri prej personave në fjalë ka marrë armën dhe ka qëlluar shokun e tij, në sherr e sipër ai ka mbetur edhe vetë i plagosur.

Policia ka mundur të vërë në pranga autorin e armatosur dhe ka sekuestruar armën e zjarrit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kane deklarohet pas humbjes së penalltisë: Do të marr përgjegjësinë

Story i radhës

Zëdhënësi i Policisë flet për situatën te barrikadat

Të fundit nga