Zëdhënësi i BE-së flet rreth dialogut Kosovë- Serbi, ja çfarë thotë për datën e takimit Kurti- Vuçiq

February 7, 2023
1 minut lexim

Pas qëndrimit në Kosovë e Serbi të përfaqësuesit special të BE-së për dialogu, Miroslav Lajçak, në ku mori pranimin për propozimin evropian, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se ende nuk është caktuar një datë takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq.

Zëdhënësi i BE-së ka thënë se përfaqësuesi special i BE-së Lajçak, ua ka bërë të qartë dyja palëve se BE-ja pret përparim drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak, vizitoi Prishtinën e Beograd, në kuadër të kornizës së punës që po e bën, duke u angazhuar me partnerët në terren, për të shtyrë para dialogun, për t’u bërë të qartë të dyja palëve se BE-ja pret përparim në këtë. Është propozimi i BE-së se si të shtyhet para ky dialog dhe progres drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Stano për mediumin serb Tanjug.

Ai ka shtuar se BE do të njoftojë për takimin kur vjen koha, por ka thënë se në këtë kohë nuk mund ta konfirmoj takimin. 

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

A parashikohen tërmetet? Sizmologu Ormeni: Vetëm brejtësit e ndjejnë disa sekonda para rënies. Shqipëria s`rrezikohet nga…!

Story i radhës

Më shumë se 6300 të vrarë; Qyteti sirian bombardohet ‘menjëherë pas tërmetit’

Të fundit nga

Alba Vukaj ka nevojë për pushime

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Vukaj vazhdimisht është aktive në rrjetet sociale. Ajo kohëve të fundit tregonte se ka qenë e angazhuar me punë. Sot Alba ka publikuar një fotografi, përmes
sqmken
ShkoLartë