Më shumë se 6300 të vrarë; Qyteti sirian bombardohet ‘menjëherë pas tërmetit’

Numri i të vdekurve vazhdon të rritet më shumë se 40 orë pasi një tërmet shkatërrues shkaktoi shkatërrime të gjera në Turqi dhe Siri, përcjeëë Bota sot.

Ekipet e shpëtimit po punojnë kundër orës për të çliruar qindra njerëz që mendohet se janë bllokuar në rrënojat e shumë ndërtesave të rrafshuara.

Numri i njerëzve të vrarë në Siri dhe Turqi tani ka tejkaluar 6,300, kanë konfirmuar autoritetet.

Prej tyre, të paktën 4,544 u vranë në Turqi.

Në Siri, dy shifra janë publikuar – një për zonat e kontrolluara nga qeveria dhe një tjetër për rajonet e kontrolluara nga opozita.

Të paktën 812 njerëz kanë vdekur në zonat qeveritare dhe rreth 1,020 kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga rebelët.

Vendet vazhdojnë përpjekjet e tyre të kërkim-shpëtimit më shumë se 40 orë pas goditjes së tërmetit të parë.

Ka të ngjarë që këto shifra të vazhdojnë të rriten në ditët në vijim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zëdhënësi i BE-së flet rreth dialogut Kosovë- Serbi, ja çfarë thotë për datën e takimit Kurti- Vuçiq

Story i radhës

Dafina e Ya Nina bëhen bashkë, shkëlqejnë me paraqitjen e tyre

Të fundit nga