“Zbulova tradhtinë e burrit disa orë pasi linda bebin, ajo i kërkonte një përqafim”

July 20, 2023
1 minut lexim

Një grua zbuloi se partneri i saj po e tradhtonte pak orë pasi solli në jetë fëmijën e tyre. Aubrecita, rrëfen përmes një videoje në Tik Tok e cila ka marrë mbi 6 mln shikime: “Po ushqeja foshnjën time disa orëshe në maternitet kur infermieret më kërkuan të regjistroja orën dhe të bëja të njëjtën gjë sa herë që e ushqeja me gji. Kështu, për të kontrolluar orën, i mora celularin partnerit tim që flinte pranë meje në kolltuk.”

Ajo ka ndarë dhe një screenshot të ekranit të celularit. Në ekran shihej një mesazh nga një grua tjetër e quajtur Marissa, e cila po i kërkonte partnerit të saj një përqafim. Por, më e çuditshmja ishte se ai kishte vënë në sfond foton e bebes së porsalindur.

Ajo shtoi se partneri i saj i kishte dërguar një tjetër mesazh të dashurës së tij menjëherë pas lindjes së djalit, duke i shkruar se “fëmija nuk më ngjan fare”.

Sa për atë që ndodhi më pas, historia shkon ashtu siç mund ta imagjinon, çifti u divorcua! Rasti në fakt ka ndodhur rreth 9 vite më parë, por vetëm tani Aubrecita ka mundur ta ndajë publikisht me të tjerët.

Sidoqoftë, historitë për partnerët që tradhtojnë në marrëdhënien e tyre janë shumë të njohura në Tik Tok.  Ishin të shumtë ata që ndanë historinë e tyre nën videon e @aubrecita.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Nuk mund të them se kush do të jetë i radhës”/ Ambasadorja Ageler paralajmëroi emra të rinj në listën e zezë të SHBA-ve?!

Story i radhës

“Kokat e shqiptarëve i kanë bërë llamba”, Grajqevci rrëfen për krimet e Serbisë në Kosovë

Të fundit nga

ShkoLartë