Aventura në Champions League përfundoi dhe Juventusi është fokusuar plotësisht në kampionat.
Bardhezinjtë fituan 0-1 në Lecce falë eurogolit të Nicolo Fagiolit. 21-vjeçari gjeti golin e parë në Serie A, ndërkohë që në fundin e ndeshjes u regjistrua një episod që ka tërbuar tifozët e Juventusit.
Fagioli, i lumtur prej golit të fitores, nxitoi drejt tribunës mike për të përshëndetur ultrasit që kishin udhëtuar drejt “Via Del Mare”, por në një moment mesfushori u “pengua” nga mbrojtësi Federico Gatti dhe Carlo Pinsoglio, portieri i tretë i ekipit.
Këta të dy e thirrën dhe Fagioli u kthye pas, veprim që ka shkaktuar zemërim të disa tifozë të Juventusit, të cilët kanë shpalosur një pankartë të madhe në muret e stadiumit “Allianz Stadium”.
“Gati, nga ti nuk e prisnim. Pinsoglio, për ty e dinim. Juventusi i vërtetë jemi ne”, lexohet në mesazhin e ultrasve torinezë.