Zbulohet se përse mori fund martesa 7-vjeçare e Sofia Vergaras dhe Joe Manganiello

July 21, 2023
1 minut lexim

Joe Manganiello zgjodhi t’i jepte fund martesës së tij shtatëvjeçare me Sofía Vergara sepse ata nuk ishin dakord për çështjen e fëmijëve, raporton Page Six.

Një burim i afërt me yllin e “True Blood”, tregon se ai ka dashur gjithmonë të bëhet baba dhe se këto ndjenja janë intensifikuar vetëm vitet e fundit.

Është e paqartë se çfarë mendonte Vergara, në lidhje me këtë temë kur të dy thanë “po” në nëntor 2015, por raportoher se ajo mund të ketë qenë e hapur për fëmijë në atë kohë.

Ylli i “Modern Family” është nënë e djalit 31-vjeçar Manolo, të cilin e ka me ish-bashkëshortin e saj, Joe Gonzalez.

Ajo ka kaluar dhe një betejë të gjatë gjyqësore për kujdestarinë e dy embrioneve të ngrira nga trajtimet e saj IVF të vitit 2013 me të fejuarin e atëhershëm Nick Loeb, i cili kërkoi t’i çonte deri në fund.

Megjithëse një gjykatës vendosi në favor të aktores në mars 2021. Mesa duket kjo përvojë mund të ketë ndikuar në pikëpamjen e saj për të pasur më shumë fëmijë.

Lajmin e ndarjes e bëri të ditur vetë çifti përmes një deklarate ku thuhej:

“Si dy njerëz që e duam dhe kujdesemi shumë për njëri-tjetrin, ne kërkojmë me mirësjellje respektimin e privatësisë sonë në këtë moment ndërsa lundrojmë në këtë fazë të re të jetës sonë.”

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Komandanti i Wagner zbulon numrin e mercenarëve të vrarë në Ukrainë

Story i radhës

Temperaturat vazhdojnë të jenë të larta, ky është moti për sot…

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit
ShkoLartë