Zbulohet sa do t’i mungojë Lukaku, Interit

min lexim

Interi ka konfirmuar se Romelu Lukaku do të mungojë në derbin e Milanit të shtunën për shkak të një dëmtimi në kofshë dhe do të vlerësohet sërish javën e ardhshme.

28-vjeçari i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore ditën e djeshme në klinikën “Rozzano’s Humanitas”.

Interi njoftoi në një deklaratë zyrtare se ekzaminimet vunë në pah një dëmtim në kofshën e majtë. “Gjendja e tij do të vlerësohet sërish javën e ardhshme”, thanë Nerazzurri.

Nerazzurrët presin Cremonese në Stadio Giuseppe Meazza sot përpara se të përballen me Milanin në San Siro të shtunën.

Sulmuesi belg duket se do të humbasë ndeshjen hapëse të Interit në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munichut javën e ardhshme.

Interi luan gjashtë ndeshje, katër në Serie A dhe dy në Champions League, para pushimit në fund të shtatorit.

Simone Inzaghi shpreson që Lukaku të kthehet në aksion para ndeshjes së parë pas pushimit kundër Romës më 4 tetor, por do të dijë më shumë për këtë javën e ardhshme, kur Lukaku do t’i nënshtrohet një kontrolli të ri mjekësor.

Edin Dzeko është favorit për ta zëvendësuar Lukakun në sulm.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Olaf Scholz: Veç Ballkanit Perëndimor në BE edhe Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia

Story i radhës

Prokuroria bullgare ndërpret hetimet për rastin e djegies së autobusit, kërkon më shumë bashkëpunim nga prokuroria e RMV-së

Të fundit nga