​Zbulohet pllaka me emrin e heroit Zahir Pajaziti në shkollën që mban emrin e tij

January 31, 2022
1 minut lexim

Në 25-vjetorin e rënies së tre heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, është bërë zbulimi i pllakës me emrin e heroit Zahir Pajaziti në shkollën e fshatit Orllan, e cila edhe mban emrin e tij.

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi tha se kjo datë është pikënisje e lirisë.

Bulliqi: Data e sotme, pikënisje e lirisë që sot e gëzojmë

“Kjo datë, kjo ditë e sotme në këtë 25 vjetor të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha është një datë e veçantë, një datë e shënuar për arsye se kjo është një themel, një pikënisje e kësaj lirie të cilën faktikisht ne po e gëzojmë… Në këtë rast falënderoj të gjithë ata që kanë investuar në vënien e emrit të dëshmorit të kombit në objektin e shkollës fillore të mesme të ulët ‘Zahir Pajaziti’, duke i falënderuar shumë për këtë kontribut të çmueshëm, ndërsa juve nxënës dhe mësimdhënës ju uroj që të keni rezultate e sukses sa më të mirë”, ka thënë ai.

Drejtori i shkollës, Naim Bajrami ka thënë se këtë aktivitet e kanë ndihmuar dy deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Driton Hyseni dhe Eman Rrahmani.

Më 31 janar 1997 ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tre strategët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, derisa grupi i tyre zbulohet nga sigurimi serb, të cilët kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë me ta.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Zjarr në zonën mes Llogarasë dhe Dhërmiut, dyshohet i qëllimshëm

Story i radhës

Учениците од едно училиште од Ѓорче Петров ќе посетуваат настава онлајн

Të fundit nga

Blero Muharremi kryen ndërhyrje estetike?

Blero Muharremi po vazhdon të jetë një nga artistët më të komentuar në media e shtypin rozë. Ai tani po përgatit albumin e fundit në karrierë, me të cilin siç tregon edhe
sqmken
ShkoLartë