Në fillim të mbrëmjes së finales së madhe të “Big Brother VIP”, Arbana Osmani dha lajmin se është në pritje të fëmijës së saj të tretë, duke befasuar kështu të gjithë publikun.
“Këtë vit Big Brotherin e kanë prezantuar dy veta”, u shpreh moderatorja e cila nuk e ka fshehur dot lumturinë, teksa është përlotur teksa ka dhënë lajmin e madh.
Burimet për “Kryefjala” bëjnë të ditur se Arbana është në muajin e saj të katërt dhe është në pritje të një vajze.
Rikujtojmë se vetëm pak ditë më parë, media raportoi dyshimet se moderatorja ishte shtatzanë për herë të tretë, por gjithçka mbeti në kuadër të një dyshimi, derisa vetë Arbana e konfirmoi mbrëmjen e finales së madhe.