Një person ka mbërritur pajetë në spitalin e Krujës.
Ylli Tafili, 51 vjeç është nisur me urgjencë për në spital pas një sherri me fqinjin e tij, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.
Sipas informacioneve, policia ka nisur verifikimet për shkakun e vdekjes së Tafili.
Ai paraprakisht dyshohet se lidhet me sherrin me fqinjin.