Banorja që doli më e fituar nga Big Brother VIP ishte Arjola Demiri.
Ajo fitoi nga produksioni një apartament.
Mësohet se apartamenti i Arjolës ka kushtuar 200 mijë euro, pra sa dyfishi i çmimit të madh që do të fitohet në fund të reality show.
Aktorja tashmë do shijojë jetën e re në banesë së bashku me tre fëmijet e saj.
Natën që fitoi apartamentin, Arjolës i qëlloi edhe bileta e rikthimit për në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, mirëpo u eleminua një javë para finales.
Tashmë gara mes katër konkurentëve është për çmimin e madh!