​Renditja tabelare dhe superndeshjet e Superligës në xhiron e radhës

Janë zhvilluar 19 xhiro deri më tani në Superligën e Kosovës në futboll me vikendin e kaluar që solli disa rezultate mjaftë interesante.

Fitorja e Malishevës ndaj Prishtinës më rezultat 2-1 ishte njëra nga befasitë më të mëdha të kësaj jave, raporton KosovaPress.

Fitorja me rezultat të thellë e Dritës ndaj Feronikelit me rezultat 7-0 dhe barazimi i Gjilanit me Drenicën ka bërë që të ndryshojë renditja në kreun e tabelës. Drita tashmë është e para me 37 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 36 si dhe Gjilani i treti me 36 pikë.

Sfida shumë të paparashikueshme janë të përcaktuara edhe në xhiron e radhës. Në Gjilan do të ballafaqohen Drita me Llapin, kurse Prishtina e pret Ballkanin në “Fadil Vokrri”.

Malisheva e viziton Ulpianën, kurse Gjilani luan si mysafir ndaj Feronikelit. Drenica që e befasoi Gjilanin, luan kundër Dukagjinit si mysafir.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Prokuroria në Gostivar ka ngritur aktakuzë ndaj 10 personave për “Shkatërrim pylli, vjedhje dhe mashtrim

Story i radhës

Zbulohet çmimi apartamentit që fitoi Arjola Demiri në Big Brother VIP

Të fundit nga