Zbulohet biseda e Abraham me Alexander-Arnold, ylli i Romës përhap spekulime për të ardhmen e tij

1 minut lexim

Duket sikur Liverpool do të jetë në treg për një sulmues të ri këtë verë, dhe Tammy Abraham duket se dëshiron ta plotësojë këtë rol.

Ndërsa është në detyrë me Kombëtaren e Anglisë, sulmuesi i Romës iu afrua Trent Alexander-Arnoldit dhe në formë shakaje tha se do të transferohet në “Anfield”.

24-vjeçari tha: “Trent, fat të mirë. Po bashkohem me ju sezonin e ardhshëm!”, ndërkaq mbrojtësi i Liverpoolit iu kthye me një buzëqeshje të madhe pasi dyshja shtrënguan duart.

Pas 53 ndeshjeve në të gjitha garat këtë sezon, sulmuesi ka shënuar 27 gola dhe ka regjistruar pesë asistime për skuadrën e Jose Mourinhos.

Bisedën e Abraham me Alexander-Arnold e gjeni më poshtë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Na keni lodhur

Story i radhës

Zaharievski edhe një vit tjetër re Struga Trim Lum!

Të fundit nga