Kanë filluar përgatitjet për mbajtjen e festivalit ‘Sunny Hill’ në Tiranë.
Në faqen zyrtare të këtij festivali në Instagram janë duke u bërë publike emrat e artistëve që do përformojnë në mbrëmjet e këtij festivali.
Sot, organizatorët konfirmuan edhe artistin e njohur shqiptar, Dren Abazi i cili pritet të këndojë përgjatë njërës nga tri netëve të festivalit.
Festivali pritet të mbahet nga data 26-28 gusht në kryeqytetin shqiptar.