zbulohen rastet e para me nenvariantin e ri te covid 19 ne itali 61f6683506cb3

Zbulohen rastet e para me nënvariantin e ri të Covid-19 në Itali

January 30, 2022
1 minut lexim

Nënvarianti i Omicron i quajtur BA.2 tashmë  ka mbërritur edhe në Itali. Autoritetet bëjnë me dije se varianti i ri është po aq i shpejtë në përhapje, por nuk është ende e qartë nëse është më pak agresiv.

Mediat italiane ndër të tjera bëjnë me dije se varianti i ri BA.2, nuk është “motra” e vetme e Omicron pasi deri më tani nga testimet kanë rezultuar dhe nënvariantet BA.1 dhe BA.3, siç tregohet nga bazat e të dhënave të mëdha që ruajnë sekuencat e virusit SarsCoV2, si NextStrain dhe Gisaid.

Ndërkohë ekspertët kanë theksuar faktin se BA.2 nuk ka gjasa të gjenerojë një valë të re përhapje, por vetëm të valëzojë valën aktuale ose të ngadalësojë zbritjen e kurbës së epidemisë.

Nga tre versionet e Omicron, BA.1 është më i përhapuri në vendet ku mbërriti, ai shpejt la mënjanë variantet para-ekzistuese dhe në ato vende ku Omicron zëvendësoi Delta-n dhe që nga 17 janari kishte një prevalencë të vlerësuar prej 95.8%.

BA.2 u raportua fillimisht në Indi dhe më pas në Filipine, Singapor dhe Japoni duke u përhapur në destinacionin e radhës që është Evropa ku para Italisë prezenca e tij është zbuluar në Danimarkën , dhe më pas në Britaninë e Madhe dhe Gjermani.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

cfare fshihet pas terheqjes se voltana ademit nga primaret e berishes flet kryebashkiakja 61f667be01844
Story i mëparshëm

Çfarë fshihet pas tërheqjes së Voltana Ademit nga primaret e Berishës? Flet kryebashkiakja

kategorik kunder rrezimit te qeverise kurti 61f673ef566bb
Story i radhës

Kategorik kundër rrëzimit të qeverisë Kurti!

Të fundit nga

Ky është parashikimi i motit për vikend

Këtë vikend pritet të mbaj mot i ngrohtë dhe me diell. Nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, të shtunën moti parashikohet me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të variojnë nga
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë