cfare fshihet pas terheqjes se voltana ademit nga primaret e berishes flet kryebashkiakja 61f667be01844

Çfarë fshihet pas tërheqjes së Voltana Ademit nga primaret e Berishës? Flet kryebashkiakja

January 30, 2022
1 minut lexim

Një ditë pas tërheqjes nga primaret e iniciuara nga Berisha, Voltana Ademi ka folur sërish sot mbi arsyet e dorëheqjes.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve kryebashkiakja mohoi të fshihet diçka pas dorëheqjes së saj, duke u shprehur se qëndrimi i mbajtur dje ka qenë i qartë dhe i kuptueshëm. 

Pyetje: A fshihet diçka tjetër pas dorëheqjes suaj përtej atij stausi?

Ademi: Jo unë kam qenë krejt e qartë besoj. Jam përpjekur të jem e strukturuar dhe e qartë për të gjithë, në mënyrë që të gjithë ta lexojnë ashtu siç e kam shkruar. Kam qenë e bindur për një hap që përfaqësimi i të gjithë atyre njerëzve që duhet dhe mund të drejtojnë vendin, Shkodrën në këtë rast, duhet të jetë një grup, pjesë e grupit jam edhe vetë. Jam nga ato që e kam mbështetur lëvizjen e Sali Berishës, do vijoj të jem aktive për këtë. Të sigurohemi që do të kemi pjesëmarrje sa më të mirë të njerëzve që mbështesin gjithë kandidatët ne do sigurojmë një maksimalizim të përfaqësimit të qytetit. Një thirrje për qytetarët për të votuar në 6 mars. Bëhet fjalë për një leksion demokracie që ne duhet ta japim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

d198d0bed0b2d0b5d181d0bad0b8 d0bed0b1d0b2d0b8d0bdd0b8d182d0b5d0bbd181d182d0b2d0bed182d0be d0bdd0b5 d0bfd0bed181d182d0b0d0bfd183d0b2 61f6670dec042
Story i mëparshëm

Јовески: Обвинителството не постапува селективно, има предмети и против актуелни функционери

zbulohen rastet e para me nenvariantin e ri te covid 19 ne itali 61f6683506cb3
Story i radhës

Zbulohen rastet e para me nënvariantin e ri të Covid-19 në Itali

Të fundit nga

ShkoLartë