Zbulohen lojtarët që iu vunë kundër trajnerit të Bayernit, Nagelsmann

March 27, 2023
1 minut lexim

Julian Nagelsmann nuk është më trajner i Bayern Munichut.

Vendimi është zyrtarizuar më 24 mars dhe arsye kryesore duket të ketë qenë raporti i zbehtë i trajnerit me disa lojtarë, edhe pse skuadra e kishte një seri triumfuese në krejt evenimentet.

Mediumi gjerman “Bild” e ka zbuluar listën e shtatë emrave, prej të cilëve thuhet se kanë ndikuar në vendimin e kryesisë për ta ndërruar trajnerin.

Mbi të gjitha, portierët Manuel Neuer e Sven Ulreich, të cilët nuk e përkrahën idenë e Nagelsmann për ta larguar trajnerin e portierëve, Toni Tapalovic.

Serge Gnabry ishte njëri prej lojtarëve që e kishte paralajmëruar largimin nëse në “Allianz Arena” do të vazhdonte të qëndrojë Julian Nagelsmann.

Trajneri e ka inkuadruar atë në lojë nga minuta e parë vetëm në 20 ndeshje në këtë edicion dhe Gnabry është mllefosur në trajnerin.

Kundër Nagelsmannit ishin edhe Sane, Musiala e Mane.

Dhe, befasisht edhe prurja e fundit, Joao Cancelo, i cili e kishte shfaqur pakënaqësinë që përfundoi në bankinë në ndeshjen vendimtare kundër Paris Saint-Germainit. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Greva në Gjermani, bllokohet transporti publik

Story i radhës

“U vra babai i tre fëmijëve”, kryeredaktori i TCH thotë se u rrezikua edhe stafi tjetër

Të fundit nga

Salah e thyen rekordin e madh në Premierligë

Liverpooli po shkon sigurt drejt titullit të kampionit në Premierligë. Të kuqtë nga Merseyside mposhtën 3:1 në “Boxing Day” Leicesterin, në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit anglez. E
ShkoLartë