Zbulohen gjashtë tituj lojërash për kampionatin botëror të eSports

February 17, 2022
1 minut lexim

Federata ndërkombëtare eSports (IESF) ka njoftuar për gjashtë titujt e lojërave, të cilat do të mbahen sivjet në kampionatin botëror në Bali të Indonezisë.

Mbi 120 shtete pritet të marrin pjesë në ngjarjen kryesore të IESF-së në Bali që do të presë finalet e kampionatit botëror ‘eSports 2022’, i caktuar të zhvillohet nga 27 nëntori deri më 9 dhjetor.

Vitin e kaluar kampionati botëror i eSports u mbajt në qytetin Eilat të Izraelit, ku pati mjaft sukses, ndërsa pjesëmarrës ishin edhe Federata eSports e Kosovës, si dhe ajo e Shqipërisë.

Titujt e lojërave si “CSGO, Dota2, Tekken 7, eFootballTM series”, kthehen përsëri në edicionin e 14-të.

Për herë të parë këtë vit listës do t’i shtohen edhe titujt e lojërave për telefona mobil, ‘PUBG Mobile’ dhe ‘Mobile Legends: Bang Bang’, bazuar në informatat e dhëna nga faqja zyrtare e IESF.

Regjistrimi për Federatat Kombëtare do të hapet më 20 shkurt në platformën e re të IESF. Procesi i kualifikimit do të përfshijë lojëra për PC, celularë dhe konsolë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Grupi Lev Tahor: Policia na mban në hotel në Shkup, vetëm gratë mund të dalin kur është e domosdoshme

Story i radhës

Era Istrefi paralajmëron këngë të reja me një fotosesion artistik

Të fundit nga

ShkoLartë