Grupi Lev Tahor: Policia na mban në hotel në Shkup, vetëm gratë mund të dalin kur është e domosdoshme

Nga grupi Lev Tahor për TV 24 thonë se po i mbajnë në hotel dhe ku policët i sjellin rregullat.

Ata theksojnë se ka disa grupe të policëve dhe se marrin mesazhe, urdhra se si në rrugët duhet të dallim dhe vetëm kur është e domosdoshme, por këtë, sipas Lev Tahor, mund ta bëjnë vetëm gratë dhe jo burat.

“Nuk duhet të takohemi me persona nga jashtë, posaçërisht jo me mediat dhe nuk duhet gazetarët në hotel të flasin me ne. Gjithashtu nuk mund të ecim nëpër lobi dhe të lejojmë të tjerët të na shohin. Mund të qëndrojmë vetëm te pjesa e restorantit dhe asgjë më shumë”, thonë nga Lev Tahor.

Sipas tyre, gjithmonë kur dalin nga hoteli duhet të paraqiten, të japin arsye, ku do të shkojë dhe të jepet numri i pasaportës.

Nga Lev Tahor po ashtu theksojnë se hoteli është tepër i shtrenjtë dhe se kërkojnë shtëpi për t’u akomoduar, por të gjithë refuzojnë.

Kujtojmë se grupi Lev Tahor erdhi në Kumanovë, por qytetarët me vezë sulmuan shtëpinë në të cilën ishin akomoduar dhe policia i dërgoi në Shkup.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Osmani: Nuk ka propozim që Besmira Ejupi të dërgohet në Konsullatën Amerikane

Story i radhës

Zbulohen gjashtë tituj lojërash për kampionatin botëror të eSports

Të fundit nga