Zbulohen emrat e artistëve shqiptarë që do të këndojnë në koncertin e Malumas

Pasi u shty si koncert dy herë prej pandemisë dhe goditjeve të njëpasnjëshme që i bëri kjo e fundit jetës së natë dhe muzikës live, tani nuk ka më dyshime, Maluma më në fund do të jetë në Tiranë.

Ardhja e tij u lidh ngushtë me Ditën e Verës dhe data e re e koncertit është 14 mars 2022, pra pak ditë nga tani. Koncerti do mbahet në Sheshin Nënë Tereza dhe është pjesë e turit botëror të artistit me famë ndërkombëtare.

Burime për Who kanë zbuluar se Ronela Hajati dhe Elgit Doda do jenë këngëtarët që do performojnë në skenë para Malumës, duke bërë kështu hapjen e koncertit.

Sheshit pritet të mbushet plot dhe dy këngëtarët shqiptarë do jenë një arsye më shumë për të shkuar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Johnson për Zelenskyn: Një nga udhëheqësit më të jashtëzakonshëm të kohëve të fundit

Story i radhës

Johnson i mërzitur pas bisedës me Zelenskyn, tregon si iu përgjigj atij për kërkesën për mbylljen e qiellit

Të fundit nga