Zbulohen dy lojtarët e United që u përfshinë në zënkë

1 minut lexim

Asgjë nuk shkoi mirë për skuadrën e Manchester United këtë sezon.

‘Djajtë e Kuq’ e mbyllën sezonin në pozitën e gjashtë dhe do të luajnë në Europa League sezonin tjetër.

Ndeshjet e dobëta karakterizuan sezonin e United. Por, për më keq, në fund të sezonit pati edhe përleshje në stërvitje.

Sipas raportimeve të fundit në Britani të Madhe, janë zbuluar edhe emrat që janë përfshirë në këtë zënkë.

Bëhet fjalët për Alex Telles dhe Hannibal. Përplasja filloi qysh pas humbjes 4:0 ndaj Brighton.

Lojtari nga Tunizia, Hannibal dhe braziliani Alex Telles të dy ishin në formacionin startues të xhiros së fundit të Man United për sezonin 2021/22 në Premier League. Lojtarët pritet të jenë aty edhe sezonin tjetër, për të punuar me Erik ten Hag.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Industria hapësinore do të shkojë në 1 trilionë dollarë deri në 2024

Story i radhës

Rama-Leskajt: Shko laje gojën mirë për të gjitha ato që ke thënë

Të fundit nga