Zbulohen detajet nga oferta e Romës për Dybalan

Roma është duke e kërkuar me ngulm Paulo Dybalan.

E ardhmja e argjentinasit vazhdon të jetë njëra nga temat kryesore në këtë afat kalimtar të verës.

Dybala është lojtar i lirë që nga 30 qershori, kur ai u largua nga Juventusi pasi i skadoi kontrata.

Ish-sulmuesi i Palermos dukej afër transferimit te Interi, por ende nuk ka asgjë konkrete – teksa ka mbetur më pak se një muaj deri te fillimi i sezonit në Serie A.

Roma është duke u munduar që të shfrytëzojë këtë situatë. “Tuttomercatoweb” ka raportuar se klubi nga kryeqyteti italian e ka dërguar tashmë ofertën te përfaqësuesit e lojtarit.

Sipas “TMW”, Roma i ka ofruar 28-vjeçarit kontratë 4-vjeçare me pagë prej rreth 6 milionë euro në sezon, plus bonuset.

Dybala thuhet se tani është duke e shqyrtuar këtë ofertë, teksa një përgjigje e tij mendohet se do të jepet të martën e ardhshme.

Përveç Romës dhe Interit, Paulo Dybala është i lidhur edhe me një kalim të mundshëm te Napoli.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

BDI në Tetovë ndryshon listën e këshilltarëve 100%

Story i radhës

Arabia Saudie fyen dhe mirëpret SHBA

Të fundit nga