Zbulohen detajet / Familja e Beatrix kundër lidhjes me Donaldin

February 13, 2022
1 minut lexim

Vendimi i Beatrix Ramosaj për të mos hyrë më në shtëpi ka ngjallur debate dhe komente në media e rrjete sociale.

U tha se kjo erdhi si rezultat i një shakaje mes Ermal Mamaqit dhe banorëve të tjerë, përfshirë Donaldin, ku u përmendën Bora Zemani dhe Beatrix, gjë që e ka prekur këtë të fundit.

Vendimi i triksës e ka mërzitur edhe partnerin e saj, Donaldin i cili është mes 4 finalistëve

Por, pas gjithë kësaj,  thuhet se Beatrix është larguar nga Shqipëria për disa ditë. Nuk dihet arsyeja e saktë para kësaj e as vendndodhja e këngëtares, e cila ka qëndruar e heshtur edhe në rrjete sociale duke mos bërë asnjë reagim deri tani.

Kuptohet se familja ka ndikuar në ndarjen e saj me Donaldin. Anxhelina ka reaguar duke postuar foton e Beniades si fituese duke dyshuar se kjo është arsyeja kryesore se pse u ndanë. Familja e saj e ka ndikuar që të ndahet nga Donaldi, pasi nuk e pëlqejnë, sepse mendojnë se aktori e ka përdorur.

Kujtojmë që Ermal Mamaqi ka bërë një reagim lidhur me gjithë ngjarjen, ku tha se nuk e kishte për qëllim ta mërziste Beatrix dhe e gjitha ishte në formë shakaje.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Policia serbe përcolli sportistët e Kosovës, ja pamjet në Beograd 

Story i radhës

Protesta dhe kundërshtime për formimin e qeverisë së pakicës në Mal të Zi

Të fundit nga

ShkoLartë