Policia serbe ka përcjellë këmbë pas këmbe atletët e Kombëtares së Kosovës.
Atletët u përcollën nga hoteli deri në palestrën sportive në Beograd, ku u mbajt dje Kampionati Ballkanik U-20 në atletikë.
Sipas burimeve tona, sportistët tanë u përcollën nga rreth 6-7 policë civilë edhe deri në banjo, duke i siguruar maksimalisht, për të mos iu ndodhur ndonjë gjë e papritur!
Palestra në Beograd
Disa fotografi u dërguan për gazetën kombëtare “Bota sot”, ku shihet edhe vetura e policisë duke siguruar ekspeditën tonë.
Para hotelit
“Siguria ka qenë maksimale. Kushtet kanë qenë shumë të mira.
Gjithçka si e kërkonte protokolli i garës ballkanike”, thotë një burim nga kombëtarja për gazetën “Bota sot”.
Halil Sylejmani, kryetar i FAK-ut, në të majtë
Edhe para hotelit ka pasur shumë policë serbë edhe në palestër sportive, duke siguruar Kombëtaren e Kosovës.
Më së miri e dëshmojnë edhe fotografitë.