Një tjetër varr masiv është zbuluar këtë herë në Lyman, në rajonin e Donetskut, të çliruar nga pushtuesit rusë. Mësohet se në të janë gjetur trupat e 180 personave.
Kështu ka bërë të ditur shefi i departamentit të policisë, Jevhen Zhukov, në Telegram, shkruan Ukrinform, sipas të cilit mes viktimave janë edhe familje të tëra dhe fëmijë.
“Qyteti i çliruar i Lyman në rajonin e Donetskut. Këtu u zbulua një varr masiv me 180 njerëz të varrosur brenda,” shkroi Zhukov.
“Në varr janë gjetur familje të tëra. Mes viktimave ka edhe trupa të fëmijëve të lindur 2019-2021”.
Burimi: GAZETA.MK