Zbardhet rekursi i SPAK në Gjykatën e Lartë për ish-ministrin Saimir Tahiri, kërkohet dënimi edhe për tre vepra të tjera penale

April 19, 2022
min lexim

Teksa Saimir Tahiri po vuan dënimin e dhënë nga Apeli i GJKKO për shpërdorim detyre, SPAK ka bërë rekurs në gjykatën e Lartë për ish-ministrin, ku kërkon rikthimin e çështjes në Apel.

SPAK kërkon cilësimin e veprës “Trafikim në kuadër grupit strukturuar”, duke dalë kështu kundër dënimit për ‘shpërdorim detyre’.

SPAK Kërkon nga ana e Gjykatës së Lartë kthimin në Apel të çështjes për ish-ministrin me një trup të re gjyqtarësh. E njëjta masë është kërkuar dhe për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Sipas prokurorëve, “të gjitha provat dhe faktet e lartpermendura provojnë në tërësinë e tyre dhe në harmoni me njëra-tjetrèn. se të pandehurit Saimir Tahici dhe Jaled Cela duke u krijuar kushte dhe lehtési anetareve te grupit te strukturuar kriminal (apo organizatës kriminale, siç është cilesuar nga autoritetet italiane te drejtesise), duke i ndihmuar pjesëtarët e grupit kriminal, kane kryer veprat penale të Trafikimit të nurkotikëve”, në bashkepunim ne formen e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizatat kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2, 334 të Kodit Penal.

I paraqitëm keto argumente me qellimin për të sjellë ne vemendje të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, se Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në zbatim të gabuar te ligjit material dhe procedurial, ka ndryshuar cilesimin ligjor te vepres penale duke e deklaruar fajtor te pandehurit Saimir Tahiri dhe Jaeld Cela për veprën penale të “Shpërdorimit të detyres, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ndërkohë siç analizuam me lart, rezulton e provuar se të pandehurit Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela kanë kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikeve”, bashkëpunim ne formen e grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe gripi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 te Kodit Penal.

Në përfundim, duke vleresuar se vendimet e gjykatave janë marrë në në zbatim të gabuar të ligjit material dhe procedurial, bazuar ně nenin 441 pika 1 edhe 75/b te Kodit te Procedures Penale.

KERKOJME

Prishjen e vendimit të Gjykatës së Posaçme te Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Nr.3. date 04.02 2022 dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë me tjetër trup gjykues.

Bëhet me dije se të pandehurit pritet të bëjnë gjithashtu gjatës kësaj jave rekursin e tyre në Gjykatën e Lartë

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Hiqen certifikatat e vaksinimit për të hyrë në kufijtë e Maqedonisë

Story i radhës

Këngëtarja shqiptare rrëfen për herë të parë si e ka përjetuar ndarjen e prindërve

Të fundit nga

ShkoLartë