Zbardhet aksidenti i rëndë në Tiranë/ 29-vjeçarja përplasi tre të rritur dhe një bebe me karrocë, nuk po përdore celular

August 18, 2022
1 minut lexim

Të tjera detaje janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur tre ditë më parë në zonën e njohur si Kodra e Diellit në Tiranë,  ku një 29-vjeçare humbi kontrollin e mjetit e si pasojë përplasi disa persona.

Në dosjen hetimore të siguruar nga Anila Hoxha, është zbardhur sesi Elinta Garo, 29-vjeçarja me profesion farmaciste, duke qarkulluar me mjetin e saj tip “Peugeot”, ka përplasur 60-vjeçarin Begzan Hyseni që ndërroi jetë në spital, bashkëshorten e tij Vlentina Hysenin dhe 27-vjeçaren Alkuna Telhaj.

Po ashtu, nga humbja e kontrollit 29-vjeçarja ka përplasur edhe një 2-vjeçar me inciale R.M., që ndodhej në karrocë teksa shoqërohej nga nëna e tij. Fëmija ka marrë dëmtime të lehta në ballë.  Nëna e fëmijës me iniciale G.M., ka treguar se sapo pa që mjeti ka përplasur disa persona është munduar të shtangej, dhe fëmija u lëndua.

Valentina Hysi që mbeti e lënduar, në dëshminë e saj ka thënë se mban mend vetëm që mjeti erdhi në drejtim të tyre dhe i përplasi në rrugën Muharem Butka.

Nga kontrolli i celularit të vajzës që shkaktoi aksidentin, nuk është gjetur asnjë provë që ajo të ketë qenë duke përdorur atë në momentin e aksidentit, por vetëm pak sekonda më pas kur ka telefonuar të vëllanë e saj për ta informuar.

Në këto rrethana, prokuroria e cilëson si të ligjshëm  arrestimin e 29-vjeçares e cila është sot në gjykatë për akuzat që rëndojnë mbi të dhe rrezikon dënim me burgim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“E frikësuar”, Dafina Zeqiri përfundon në spital pas problemeve shëndetësore (FOTO LAJM)

Story i radhës

Abazoviq të premten para mosbesimit në kuvend

Të fundit nga

ShkoLartë