Zakoni i Kërcitjes së Qafës – Sa i Rrezikshëm Mund të Jetë për Trurin

May 15, 2024
min lexim

Kërcitja e qafës është një veprim që njerëzit e kryejnë shpesh gjatë jetës së tyre.

Ndonjëherë ky veprim vjen i përsëritur edhe në mënyrë të pavetëdijëshme si shenjë çlirimi të muskujve dhe kockave nga lodhja.

Mjekët prej vitesh flasin kundër këtij proçesi për shkak të dëmtimeve që mund t’i shkaktojnë shtyllës kurrizore.

Megjithëse kohët e fundit ka edhe një tjetër arsye se përse kërcitja e qafës mund të kthehet në një rrezik për jetën.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju shpjegon lidhjen mes kërcitjes së qafës dhe sëmundjes së ishemisë.

Sa e rrezikshme mund të jetë kërcitja e qafës

Ekspertët thonë se ka një lidhje konkrete mes kërcitjes së vazhdueshme të qafës dhe goditjes në tru nga sëmundje si ishemia.

Megjithëse mund të duket shumë e frikshme ky pohim duket se mund të jetë i vërtetë në disa raste.

Forca e ushtruar gjatë kërcitjes së qafës mund të shkatërrojë venat e gjakut në atë zonë.

Gjë që me shumë mundësi do të shkaktojë isheminë.

Sipas mjekëve neurologë këto raste janë ende në studim e sipër, por mund të jenë prezente për këdo.

Kjo pasi në disa njerëz venat e gjakut mund të jenë pak me delikate se tek të tjerët gjë që i bën ato më të prirura për t’u shkatërruar kur kërcisni qafën.

Kështu që kjo taktikë pavarsisht kënaqësisë dhe çlirimit që mund t’ju japë nuk rekomandohet aspak nga mjekët.

Rreziku më i lartë është sigurisht për personat që e kanë kthyer në një ves të përditëshëm këtë veprim.

Sipas një studimi të vitit 2014 nga American Heart Association dhe American Stroke Association, të cilit i referohet AgroWeb.org edhe trajtimet profesionale të qafës kanë rrezik.

Studimi të cilit i referohet AgroWeb.org tregon se edhe kërcitja e qafës nga mjekët mund të jetë e rrezikshme për pacientët.

Çfarë rekomandojnë mjekët

Sipas ekspertëve është e rëndësishme që çdo pacient të jetë i informuar edhe për këtë rrezik para se t’a kryejë këtë trajtim në spital.

Për personat të cilët shfaqin shenja të një goditje në tru si dhimbje koke, marrjemendësh apo hasin turbullim të shikimit ky veprim nuk rekomandohet.

Në rast se përjetoni dhimbje qafe mundohuni t’a relaksoni atë me lëvizje të lehta duke e rrotulluar qafën lehtësisht.

Bëni masazh me duar apo kompresa të ngrohta në mënyrë që të çliroheni nga dhimbja dhe lodhja pa asnjë rrezik.

Mundohuni t’a evitoni sa më shumë këtë lëvizje rreth qafës tuaj.

Në këtë mënyrë që të eleminoni rrezikun e goditjes dhe dëmtimit në tru./AgroWeb.org

Burimi: agroweb.org

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ederson zbulon mesazhet e tifozëve të Arsenal-it

Story i radhës

Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Të fundit nga

A sulmoi Rusia aeroplanin në Kazakistan?

Rrëzimi i një aeroplani në Kazakistan me 38 viktima po shkakton spekulime për shkak të dëmeve të pazakonta në pjesën e jashtme të mjetit fluturues. Ndërkohë, Rusia paralajmëron kundër përfundimeve të nxituara
ShkoLartë