Zakonet dhe pozicionet e trupit që na bëjnë të dukemi shumë më të mëdha nga ç’jemi

January 22, 2022
min lexim

1. Buzëqeshjet

E qeshura të zgjat jetën, jemi dakord me këtë, por nëse mund të shmangni ato buzëqeshjet e mëdha 180 gradëshe do t’i bënit vetes një nder dhe rrudhave të syve apo atyre anës buzëve. Qeshni, por e rëndësishme është të qeshni brenda.

2. Vrenjtjet

E keni dëgjuar shprehjen që thotë se ‘duhen më shumë muskuj për t’u vrenjtur sesa për të buzëqeshur’? Mos mblidhni më buzët dhe ballin, sese ç’po ju thotë mendja? Kjo është katastrofike për fytyrën tuaj, nuk ju bën të ndiheni mirë dhe as të dukeni bukur. Mbani një fytyrë të relaksuar, pavarësisht emocioneve të momentit, ju duhet të jeni të qeta, sepse mirëqenia juaj është gjithçka që ka rëndësi.

3. Qafa e ulur

Për këtë mud të fajësojmë telefonin ose punën në kompjuter. Rrudhat e parakohshme në qafë janë kthyer në problem ndërkombëtar dhe përgjegjësinë ia kanë hedhur teknologjisë, por ju përpiquni të jeni vigjilentë, mos e ulni qafën dhe përdorni gjithnjë krem hidratant e anti-rrudhë në zonën e qafës, siç përdorni në pjesën tjetër të fytyrës.

4. Kërcitja e dhëmbëve

Shumë njerëz e kanë huq të keq kërcitjen e dhëmbëve dhe s’dinë ç’të bëjnë për ta parandaluar. Kur kërcisni dhëmbët rrezikoni prishjen e smaltit, ngrënien e dhëmbit dhe deformimin e nofullës. Dhëmbët e mëdhenj ju tregojnë më të re dhe buzëqeshja e bukur është gjysma e bukurisë. Për të parandaluar kërcitjen e dhëmbëve, vendosni një këllëf gjatë natës që mund ta porosisni tek dentisti juaj dhe çdo gjë do të jetë në rregull.

5. Mimikat

Një njeri që bën mimika vazhdimisht nuk është vetëm i lodhshëm për t’u ndjekur gjatë një bashkëbisedimi, sepse fokusohesh tek vijat e fytyrës që formohen e shformohen para syve të tu, por është e keqja e vetes, sepse po i shkakton vetes rrudha që vetëm botox-i e fillerat mund t’i bëjnë derman. Për të shtyrë procedura të tilla sa më shumë të jetë e mundur, deri në një moshë më të vonë, përpiquni të mos e lëvizni shumë fytyrën kur flisni. E dini që ka njerëz që bëjnë pakt me veten dhe nuk lëvizin asnjë muskul kur flasin? Na tregoni pak sa të vullnetshëm jeni.

6. Kërrusja e trupit

Postura e trupit është më e rëndësishmja nëse doni të dukeni mirë. Pse duhet dikush të ndihet i intimiduar dhe të kërrusë trupin, për të fshehur problemet që ka me veten, kur fare mirë mund t’i dalë botës me gjoksin përpara. Kërrusja e trupit jo vetëm që ju bën të dukeni shëmtuar dhe më të vjetër, por mund të pasohet nga probleme shëndetësore më vonë shumë më të rënda në shtyllën kurrizore.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mbi 18 mijë raste të reja me COVID në Greqi, shënohen 73 viktima

Story i radhës

Ndërpritet ndeshja Brentford-Wolves, kjo është arsyeja!

Të fundit nga

Vit i ri, sulm i ri

Një qëllim për vitin e ri? E po, të ndryshojë. Sulmi i Milanit, mes Krishtlindjeve dhe Epifanisë, rrezikon një ristrukturim të rëndësishëm. Në ndeshjen e fundit të vitit, kundër Romës, Fonseca mund
ShkoLartë