I nderuar akademik Qosja. Pas shumë vitesh, kam kënaqësinë të lexoj një shkrim tuajin, me të cilin jam plotësisht dakord. Mirëpo, mendoj se është e udhës të kujtojmë pse ne si shoqëri, kemi arritë në këtë gjendje.
Shumë është e vërtetë se në Kosovë, tash e disa dekada, sistemi i normave dhe vlerave jo vetëm që është përkeqësuar, por është masakruar dhe sakatuar. Dhe çka është e keqja, edhe ju i nderuar z. Qosja keni kontribuar, herë direkt e herë indirekt, për të arritur në këtë gjendje të mjerueshme në të cilën ndodhet Kosova, ndërgjegjja dhe vetëdija kolektive.
E para, ndoshta për arsyet tuaja personale, ju u armiqësuat me I. Rugovën dhe lëvizjen tonë për çlirim. Kjo krijoj një efekt negativ në shoqërinë tonë.
E dyta, gjatë luftës në Kosovë, ndoshta prapë për arsye tuaja personale, nuk ishit në frymën e bashkimit të faktorit shqiptar; por edhe më keq, jeni rreshtuar përkrah politikave të cilat synonin rrënimin e të arriturës, për të ndërtuar diçka të dhunshme.
E treta, keni qenë pjesë aktive e luftimit të Institucioneve të Kosovës, gjatë dhe pas luftës, duke kontribuar kështu në mos-vazhdimësi dhe vakum Institucional në Kosovë (këtë vazhdimësi arritën ta ruajnë të gjitha pjesët tjera të ish-Jugosllavisë).
E katërta, e keni heshtë terrorizmin në Kosovë. Pra, në kohën kur në Kosovë kryesisht natën vriteshin figurat më të ndritura të kombit, ju keni heshtë. Kjo është sa e tmerrshme aq edhe e pa kuptueshme.
Dhe e pesta, pas luftës, falë vakumit Institucional të krijuar, filluan të dominojnë nën vlerat ; dhe ndër to, filloj blerja masive e titujve akademik. Ishte ky një devalvim i turpshëm e i intelektualizmit në Kosovë; dhe ju prapë keni heshtë.
Ndoshta, gjërat mund edhe të sanohen, por çmimi do të jetë i lartë !
Fundja, historia dhe e ardhmja do të përcaktoj saktësisht rolin dhe kontributin e secilit. Të presim pra…