Z. Borrell, Lajçak, por edhe Escobar, ejani dhe monitoroni veriun, Serbia gjenocidiale shkakton probleme me pretendim që ta sulmojë Kosovën

min lexim

Procesi i dialogut Kosovë – Serbi, edhe pse zhvillohet vite me radhë, mjerisht, në asnjë moment nuk hyri në binar të duhur.

Padrejtësitë historike, të cilat, Evropa dhe jo vetëm i bëri, ndaj popullit shqiptar, në vend që të korrigjohen ato, vazhdojnë në mënyrë kontinuive.

Vitet e fundit, UE, në cilësi të ndërmjetësuesit, e përfaqësonin zotërinjtë Borrell dhe Lajçak. Ndaj, shtrohet pyetja se, mendimet dhe veprimet e tyre, a janë edhe qëndrime të UE, të cilin e përbëjnë 27 apo 28 shtete apo, mendime personale të tyre.

Në proceset e dialogëve ndërshtetërore, së paku, pala ndërmjetësuese, duhet të tregon përkushtim të plotë. Që përkushtimi të vjen në shprehje, kërkohet objektivizëm, njohuri e plotë e drejtësisë, njohuri historike, verifikimi adekuat I identitetit të shteteve dialogues…..

Historia serbo-shqiptare është e gjatë. Shkurtazi, që në shekullin e XI, Serbia e cila shtrihej rreth Beogradit të sotëm, e njohur si Pashallëku I Beogradit, e filloi ekspansionin kundër Dardanisë. Në fillim të shekullit 20, me 1912, Serbia e ri okupojë Kosovën. Me rastin e ri okupimit, ajo çka bëri Serbia kundër shqiptarëve, ishte krim tipik I gjenocidit, I cili u definua pas Luftes II. Egzistojn argumente të krimit në fjalë, nga se raportonin shumë mjete informative evropiane. Falë padrejtësie të Evropës, po në vitin 1912, u formula shteti I Shqipërisë, dhe, jashtë ati shteti mbeten, aproksimativisht, gjysma e trevave shqiptare – Kosova, pjesa e Maqedonisë, Çamëria, pjesët në Serbin dhe Malin e Zi. Pra, populli shqiptar është I vetmi popull, në Evropë, edhe sot e kësaj dite totalisht I shpartalluar

Që nga viti 1912, në agjendën e Serbisë, ishte zhdukja e shqiptarëve. Serbia, në mënyrë permanente, vriste shqiptar dhe, në anën tjetër, nën presion, i dëbonte shqiptarët nga trevat e veta. Sa për ilustrim, ia vlen të mos harrohet veprimi I akademikut Vasa Qubrilloviqit. Vasa ishte anëtar i Akademisë së shkencave të Serbisë, por edhe asaj të Rusisë. Me 1937, Qubrilloviqi e qortoi Qeverinë serbe, për mos spastrimin etnik të trevave shqiptare

Në Qeverinë e parë, të ish Jugosllavisë, po ai Qubrilloviqi, ishte nominuar në postin e Ministrit për agrikulturë dhe, në Kosovë, përpiqej edhe të shpërngulte shqiptarë dhe me sjell serbë dhe malazezë, me qellim të ndryshimit të strukturës së popullatës. Pas Qubrilloviqit, është e njohur veprimtaria antishqiptare e Aleksandar Rankoviqit, deri në vitin 1967, dhe fundja, Borrell dhe Lajçak, por edhe të gjithë të tjerët, nuk duhet të harrojnë krimet serbe nën udhëheqjen e Millosheviqit. Përveç vrasjeve masive, Serbia, nen presion, shpërnguli më shumë se gjysmën e kosovarëve, dhunuan mbi 20.000 femra dhe, as sot e kësaj dite, Serbia, nuk tregon se ku u varrosen apo u hodhën në lumenj, kufomat e mbi 1.600 kosovarëve të cilët i kishte rrëmbyar dhe ekzekutuar.

Kryetari aktual dhe Ministri i punëve të jashtme të Serbisë – Vuçiq dhe Daçiq, ishin bashkëpunëtorët më të ngushtë të Millosheviqit. Mu këta, pretendojnë të vazhdojnë agjendën e Millosheviçit.

Zotërinj, pse nuk e kuptoni insistimin e Serbisë për formimin e Asociacionit?!

Së pari, potencoj se në histori nuk ka ndodhur që, shteti ekzekutor i krimit të gjenocidit, të inicojë dialogun. Tua përkujtoi se, pas Luftës II, Izraeli, pas konstituimit të shtetit, hapin e parë e bëri me kërkesë, kundër Gjermanisë, për kompensimin e dëmeve të luftës. Objektivisht, është dobësi e shtetit të Kosoves se, as sot e kësaj dite, nuk e shtroi nji kerkesë të tillë kundër Serbis. Shpresojmë se ajo do ndodhë.

Kosova është shtet multietnik. Minoriteti serb, me Kushtetutë, është i privilegjuar në krahasim me minoritetet tjera, imponuar nga z. Ahtisari. Serbëve në Kosovë, nuk iu shprehet kurrfarë rrezikshmërie. Insistimi për Asociacion e ka një qellim krejt tjetër – shkëputjen nga Kosova.

Thuaja të gjitha shtetet evropiane janë edhe multietnike. Z. Borrell dhe Lajçak, por edhe Escobar, a ekziston në shtetet e juaja – Spanjë, Sllovaki apo SHBA donjë asociacion çfarë, Serbia e pretendon në Kosovë?!!! Edhe Serbia është shtet multietnik. A ekziston donjë Asociacion i cilitdo qoftë minoritetit. Shikoni iu lutem, të drejtat e serbëve në Kosovë dhe krahasoni me të drejtat e shqiptarëve në Serbi. A nuk është Serbia i vetmi shtet në botë e cila pretendon që, Serbi duhet të quhet edhe atje ku gjendet një serb?!

Zotërinj, ejani në Kosovë dhe shikoni çka ndodhë në Veri

Krejt çka ndodhë është ide e Serbisë. Mu para dorëheqjes apo bojkotimit të shtetit të Kosovës, përfaqësuesit e Listës serbe, ishin në vizitë dhe konsultime te Vuçiqi. Spanja dhe Sllovakia, nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës por, atë e kanë pranuar + – 120 shtete. Z. Borrell dhe Lajçak, a e kuptoni se çka është shteti?!!! A nuk duhet respektuar territori, sovraniteti dhe Kushtetuta e shtetit?!!! Fal liderëve të Serbisë, serbët e Kosovës nuk e respektonin shtetin të cilit I përkasin.

Asnjë shtet në botë, nuk kishte me I toleruar ndodhitë në Veri të Kosovës, as Spanja as Sllovakia as….. Bllokadat e rrugëve qendrojnë me javë! Serbët mendojnë se, asnjë serb në Kosovë nuk mund të arrestohet. Athua serbët, fare nuk duhet ti nënshtrohen legjislacionit?!!!

Në kushte normale, bartësit e barrikadimeve duhet të arrestohen ndërsa makineria e përdorur për barrikadime duhet të konfiskohet.

Me fjalë tjera, juve zotërinj, por edhe UE, në vend që të bëni presion që Serbia dhe serbët në Kosovë, ti respektojnë normat dhe legjislacionin e shtetit, bëni presion për formimin e një Asociacioni, madje në kundërshtim me Kushtetutën.

Kosova e pretendon anëtarësimin në BE por, nuk mund të toleroi veprimet kundërligjore dhe krimet e ndryshme, madje as influencën destruktive të Serbisë në radhët e minoritetit serb në Kosovë.

Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO

Story i mëparshëm

Anëtarët e kryesisë qendrore të BDI-së nesër para mediave

Story i radhës

Tensionet në veri, reagon OSBE: Sulmet ndaj gazetarëve, të papranueshme

Të fundit nga