yuri kim mesazh te forte politikes dhe drejtesise 61fd19972eb81

Yuri Kim mesazh të fortë politikës dhe drejtësisë

February 4, 2022
1 minut lexim

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me zgjarjen e afatit të Komisionit Hetimor për Inceneratorët.

Në një postim në faqen zyrtare në rrjetet sociale, ambasadorja Kim I drejton mesazhe të forta politikës por edhe institucioneve të drejtësisë, ndërsa thekson se lufta ndaj korrupsionit është prioritet i SHBA.

“Forcimi i institucioneve demokratike dhe lufta ndaj korrupsionit janë prioritetet e SHBA në Shqipëri. Ne mirëpresim vijimin e komisionit parlamentar për inceneratorët.

Ne u bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve dhe institucioneve përkatëse të shqyrtojnë dhe ndërmarrin veprimet e duhura. Ne do ta ndjekim këtë nga afër”. -shkruan Kim.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

lara gut behrami ka mundesite me te medha per nje medalje 61fd19950014f
Story i mëparshëm

Lara Gut-Behrami ka mundësitë më të mëdha për një medalje

kovacevski takon kryetarin e keshillit evropian 61fd1abbaac08
Story i radhës

Kovaçevski takon kryetarin e Këshillit Evropian

Të fundit nga

ShkoLartë