Yoshimasa ndau çmimin mirënjohës për Federatën e Xhudos së Kosovës

November 2, 2022
1 minut lexim

Ministri i Punëve të Jashtme të Japonisë, Hayashi Yoshimasa, ka ndarë sot çmimin mirënjohës për Federatën e Xhudos së Kosovës, për kontributin në promovimin e kulturës japoneze në Kosovë dhe bashkëpunimit të mirë mes Japonisë dhe Kosovës përmes sportit të xhudos.

Këtë mirënjohje që është një privilegj i veçantë për shtetin tonë, e ndau zëvendësambasadori i Ambasadës së Japonisë në Austri, Jutnichiro Otaka për kryetarin e FXHK-së, Agron Kuka.

Të pranishëm ishin edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ministri Hajrullah Çeku, zëvendësministrja Daulina Osmani, I ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka, drejtuesit e FXHK-së, trajnerin me tri medalje të arta olimpike, Driton Kuka, kampionet Olimpike, etj.

Në fjalën e tij, Krasniqi, theksoi se kjo mirënjohje nuk është vetëm për xhudon, por për gjithë sportin e Kosovës, për çka falënderoi Japoninë edhe për pritjen e ngrohtë që ia kishte bërë ekipit Olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike Tokio 2020, ku Kosova fitoi dy medalje të arta olimpike.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dëshmori i “panjohur”

Story i radhës

Përleshje fizike mes nxënësve të dy shkollave të mesme të Kumanovës

Të fundit nga

ShkoLartë