Ylli rikthen në radhët e veta amerikanin Morant

Ylli ka bërë një tjetër përforcim për pjesën tjetër të sezonit në elitën e basketbollit vendor.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka rikthyer në radhët e veta qendrën amerikane Demetris Morant.

Basketbollisti amerikan ishte pjesë e suharekasve edhe në edicionin 2020/21, kur kishte arritur të shpallej kampion i Kosovës.

Ka qenë klubi suharekas që ka konfirmuar arritjen e Morant në skuadër.

“Demetris Morant rikthehet tek kampioni. Mirë se vjen përsëri Morant”, ka shkruar faqja zyrtare e Yllit..

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Amsterdami ndalon pirjen e marihuanës në qendër të qytetit – dënime rigoroze kush thyen rregullat

Story i radhës

Ambasadorja Kim reagon sërish për korrupsionin në vend: Presim më tepër arritje gjatë vitit 2023 nga SPAK

Të fundit nga