Tashmë janë zhvilluar 13 xhiro në edicionin garues 2022/23 të Superligës së Kosovës në basketboll.
Për dallim ja xhirot e para kur dukej se Peja do të jetë kandidat i pa konkurrencë në këtë garë, tashmë situata ka ndryshuar.
Kampioni në fuqi, Golden Eagle Ylli e nisi jashtëzakonisht dobët këtë edicion duke lënë të zhgënjyer tifozët e saj, por pas xhiros së pestë, skuadra nga Suhareka ndryshoi trajektore dhe tashmë ka regjistruar tetë fitore radhazi, madje duke e mposhtur edhe Pejën në xhiron e fundit.
Në kreun e tabelës është edhe Sigal Prishtina, duke bërë kështu një garë tejët të ngushtë për kreun e tabelës.
Pas 13 xhirove të zhvilluara, tabelën e kryeson Peja me 23 pikë, e pasuar nga Sila Prishtina me 22, kurse Golden Eagle Ylli është i treti me 20 pikë.
Trepça dhe Vëllaznimi mbajnë pozitat katër dhe pesë me nga 19 pikë, Ponte Prizreni renditet i gjashti me 18 pikë, para Bashkimit që ka 17 sosh, kurse tabelën e përmbyllë Rahoveci me 15 pikë në vendin e tetë.