Reshjet e shiut përgjatë natës, dëmtohet sërish Ura e Zogut. Ja problemet në qarkun e Shkodrës, disa rrugë të pakalueshme

Reshjet e shiut përgjatë orëve të natës kanë shtuar prurjen në lumenjtë Drin dhe Mat duke dëmtuar sërish Urën e Zogut.

Korrespondenti i Panorama TV raporton se ky monument kulture rrezikon të shembet plotësisht pasi është dëmtuar e gjithë struktura e tij, përfshirë edhe harqet.

Dëme nga reshjet e shiut ka pasur edhe në Shkodër ku janë përmbytur 1920 ha tokë. Në rrugën e Obotit aktualisht nuk kalohet me mjete të ulëta ndërkohë që ujësjellësi Oblika 1 ka dalë jashtë funksionit.

E pakalueshme është edhe rruga Darragjat-Shirq në vendin e quajtur Urrelat ndërsa rruga Theth-Breglumi është bllokuar nga rrëshqitjet e dherave.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Ylli kërcënon Pejën e Sigal Prishtinën në kreun e tabelës

Story i radhës

Rëndësia e njohjes në politikë

Të fundit nga