Ylli i rrjeteve sociale bëhet nënë për herë të tretë, foshnja me mutacionin e rrallë

1 minut lexim

Tammy Hembrow është bërë nënë për herë të tretë. Këtë të diel, ylli i rrjeteve sociale ka postuar disa foto nga çasti i lindjes së vajzës me të fejuarin e saj, Matt Poole.

Influencuesja e fitness-it, 28-vjeçare, e cila ka edhe dy fëmijë me ish-partnerin Reece Hawkins, ndau të dielën lajmin se është bërë nënë e një ‘perfect little girl’.

Ajo postoi në Instagram një galeri fotosh nga spitali, së bashku me Matt dhe motrat e saj, Emilee and Amy.

“Gjëja më e vështirë, por edhe më shpërblyese që kam bërë ndonjëherë. Një VBA2C (lindje natyrale pas dy lindjeve cezariane). Pa fjalë”,- ka shkruar Tammy pas kolazhit të fotove në llogarinë e saj.

Hembrow – nënë e Wolf dhe Saskia, me ish-partnerin Reece Hawkins – kishte zbuluar më herët se foshnja ka 12 gishta, të njëjtin mutacion të rrallë me të cilin ka lindur ajo, motrat e saj, nëna dhe vëllai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ukraina paralajmëron për luftë më të ashpër: Rusia do të përshkallëzoj derisa pritet vendimi i BE për Ukrainën

Story i radhës

Propozimi i ëmbël i dashurisë, këngëtarja e njohur thotë ‘PO’

Të fundit nga