Ylli i Barcelonës rrëfen momentin kur mendoi largimin

min lexim

Raphinha po kalon formën më të mirë të karrierës te Barcelona.

Braziliani, madje, së fundmi u zgjodh si një nga pesë kapitenët në skuadër. Të shtunën shënoi tre gola kundër Real Valladolid dhe ndihet sikur ka prekur qiellin me dorë.

I ftuar në “RAC1”, Raphinha ka dhënë disa deklarata speciale të cilat kalojnë limitet e futbollit. Duke dashur të shpjegojë sesa shumë rëndësi ka motivimi dhe besimi për të, Raphinha ka treguar edhe disa “sekrete”.

“Kur lexon se po largohesh, se klubi nuk të do, pasi dëgjon gazetarët të flasin keq për ty, ndihesh keq, apo jo? Nk do ta kisha imagjinuar kurrë të isha një nga kapitenët e Barçës. Tani e shoh se njerëzit kanë besim tek unë. Kjo të bën të ndihesh më i rëndësishëm”.

“Kam menduar largimin nga Barcelona. E kam menduar vërtet. Kur punon shumë, nuk duhet të dorëzohesh, por kam pasur shumë arsye për të hequr dorë. Ky është një profesion dhe një pasion që të shkatërron. Kam pasur momente kur kthehesha në shtëpi dhe nuk e dija nëse do të ngrihesha në mëngjes”.

“Kam qarë shumë, edhe këtu te Barcelona. Kam zgjedhur të punoj me një psikolog, sepse e kam parë që është shumë e rëndësishme. Më besoni: futbolli të shkatërron. Është shumë e lehtë të futesh në depresion dhe të lësh gjithçka”.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Shpërndahen 74 motokultivatorë për fermerët përfitues në Kamenicë

Story i radhës

Erjola zbulon se me kë nga ish-banorët e BBV3 ka ende komunikim

Të fundit nga