Ylli i Arsenal: Nuk më interesojnë paratë

November 3, 2022
1 minut lexim

Arsenal po kalon një moment fantastik në Premier League ku padyshim merita kryesore është e yjeve të ekipit të cilët po dhuruojnë paraqitje fantastike duke u kthyer në protagonistët kryesor këtë sezon. Një ndër to është edhe Gabriel Martinelli. Braziliani në 12 sfida në Premier League ka shënuar pesë gola dhe gjithashtu ka dhuruar dy asist. Sulmuesi është titullar fiks te Arsenal, megjihatë ajo që shqetëson në lidhje me të është kontrata e tij e cila përfundon në verën e vitit 2024.

Bisedimet midis drejtuesve të klubit dhe lojtarit kanë nisur për të gjetur gjuhën e përbashkët, ndërsa akord nuk përmban asnjë problem, pasi vetëm Martinelli ka deklaruar se i duhet vetëm një stilolaps për të hedhur firmën.

“Jam shumë i lumtur te Arsenal, e kam thënë këtë shumë herë. Ky është klubi im. Më pëlqen të jem këtu, e dashuroj qytetin, klubin dhe çdo gjë në lidhje me Arsenalin. Dëshiroj të qëndroj.

Jam shumë i lumtur dhe më duhet vetëm një stilolaps për të hedhur firmën. Kur e mora vesh se Arsenal dëshironte të më blinte mua, ishte një nga ditët e mia më të lumtura në jetë”.

Braziliani u ngacmua edhe në lidhje me pagën e tij. Për momentin ai fiton vetëm 70 mijë paund në javë, një disnivel i frikshëm me përfitimin financiar të yjeve të tjerë në Premier League, por kjo çështje nuk përbën aspak problem për 21 vjecarin.

“Seriozisht nuk më intereson. Dëshiroj të qëndroj. Synimi im është të shënoj në sfidën e rradhës dhe të ndihmojë skuadrën për të fituar”, tha Martinelli.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

8 gjërat ” magjepsëse”, por të frikshme që përjetojmë kur ikim nga kjo botë

Story i radhës

Sulmuesi i Shqipërisë nga ngjarja në Pejë: Të gjithë duan hakmarrje me duart e tyre

Të fundit nga

Vdes stilisti Menduh Mullaademi – Menda

Sot është ndarë nga jeta stilisti i shquar, Menduh Mullaademi – Menda. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social, Facebook. “Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se
ShkoLartë