Një lajm jo i mirë vjen nga Franca, ku një futbollist profesionist po akuzohet për përdhunim.
Bëhet fjalë për kapitenin e Monacos, Wissam Ben Yedder, i cili po akuzohet për përdhunim.
Dy femra, 19 dhe 20 vjeçare, e kanë akuzuar Ben Yedder dhe vëllaun e tij më të ri për sulm seksual dhe përdhunim të hënën e 10 korrikut gjatë një feste në Beausoleil.
Akuzat janë duke u hetuar nga policia e Nice, ndërsa së pari u raportuan nga stacioni i policisë Cagnes-sur-mer. Ben Yedder ende nuk është marrë në pyetje sipas burimeve lokale.
Ben Yedder shënoi 19 gola për Monacon sezonin e kaluar dhe është nën kontratë me klubin deri në fund të sezonit të ardhshëm 2023/24.