Një plan i ri ambicioz që do ta shohë Xiaomi të parakalojë Apple dhe të bëhet prodhuesi i dytë më i madh në botë dhe brendi Kinez më i madh u bë publik nga kompania.
Lajm vjen pas raportimeve se shitjet e iPhone 13 në Kinë arritën nivele rekord në tre mujorin e fundit të 2021.
Xiaomi doli në skenën botërore të smartfonëve duke u bërë “Apple i Kinës” duke shitur produkte me çmim të ulët dhe vlerë të lartë.
Kompania shiti telefoni dhe tabletë Mi me një ndërfaqe Android që ngjan së shumti me iOS, e madje kopjoi edhe materialet e marketingut të Apple.
Ish dizajneri i Apple Jony Ive nuk e pëlqeu faktin se Xiaomi kopjoi në mënyrë të pamëshirshme dizajnin e iPhone X. Të njëjtën gjë bëri edhe me iPad Mini.
Ndërsa kompania sot ka shkuar përtej kopjimit të Apple, CEO i kompanisë Lei Jun beson se tani mund të luftojnë me Apple.
Këtë do ta bëjë duke u përqendruar në segmentin e lartë të smartfonëve një konkurrencë që Lei e përshkruan si “luftë mes jetës dhe vdekjes.”
Në tre vitet e ardhshme Xiaomi synon të hapë mëse 20 mijë dyqane të reja dhe të konkurrojë me Apple në produkte, eksperiencë si dhe të bëhet brandi më i madh Kinez i segmentit të lartë. /PCWorld Albanian