Xiaomi prezantoi ditën e Marte versionin ndërkombëtar të Xiaomi 12 Pro dhe është flagshipi i parë global që braktis brendin Mi. Njëlloj si me seritë e kaluar Mi 11, është një smartfon i rangut të lartë i cili konkurron me telefonët më të mirë të Samsung.
Dizajni është i drejtpërdrejtë por tërheqës. Ekrani prej 6.73-inç 120Hz 1440p LTPO OLED është ndër më të mirët që gjeni në një smartfon.
Si çdo flagship tjetër i 2022, smartfoni ka procesorin Qualcomm Snapdragon 8 Gen 1. Përdoruesit mund të blejnë variantet 8GB ose 12GB RAM së bashku me 256GB memorie të brendshme.
Sakaq bateria prej 4,600 mAh karikohet me 120-vat me kabëll dhe 50-vat me wireless.
Sistemi i kamerave përbëhet nga tre sensorë 50-megapiksel. Kamera kryesore është një sensor Sony IMX707 1/1.28” ndërsa kamerat e tjera janë një ultrawide 115 gradë dhe një 2x telefoto. Kamera selfie është 32-megapiksel.
Xiaomi pretendon se kamera kryesore ka përmirësuar performancën me 120 përqind krahasuar me Mi 11. Xiaomi 12 Pro është smartfoni i parë që përdor sensorin IMX 707.
Çmimi i smartfonit fillon nga 999 dollarë po aq sa Galaxy S22 Plus. Do të shitet në Evropë, Azinë Juglindore, Afrikë, Lindje të Mesme dhe Amerikën Latine. /PCWorld Albanian