Xi bisedon me Zelenskyyn: Kina do të dërgojë përfaqësues special në Ukrainë

“Kina do të dërgojë një përfaqësues special në Ukrainë”, i tha presidenti kinez Xi Jinping homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në bisedën e parë telefonike që kur Rusia nisi luftën kundër fqinjit të saj në shkurt të vitit të kaluar, transmeton Anadolu.

“Kina është e vendosur dhe e qartë në vullnetin e saj për të zhvilluar marrëdhënie dypalëshe me Ukrainën. Të dyja palët duhet të vazhdojnë traditën e respektit dhe sinqeritetit të ndërsjellë dhe të promovojnë partneritetin strategjik Kinë-Ukrainë”, i presidenti kinez homologut të tij ukrainas, bëri të ditur në twitter zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Hua Chunying.

Xi përsëriti qëndrimin e Kinës për krizën në Ukrainë, duke theksuar se vendi “qëndron gjithmonë në anën e paqes” dhe se qëllimi i saj kryesor është “lehtësimi i negociatave të paqes”.

“Kina nuk e shkaktoi krizën ukrainase, as nuk është palë e krizës. Si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe shtet i madh përgjegjës, Kina nuk do të qëndronte duarkryq dhe as nuk do t’i hidhte benzinë ​​zjarrit”, theksoi presidenti kinez.

Duke theksuar dialogun dhe negociatat si e “vetmja rrugë e mundshme përpara”, Xi tha se, “Kina do të dërgojë një përfaqësues të posaçëm të qeverisë kineze për çështjet euroaziatike në Ukrainë dhe vende të tjera, në mënyrë që të ketë komunikim të thellë me të gjitha palët për zgjidhjen politike të krizës ukrainase”.

“Shpresojmë se të gjitha palët do ta konsiderojnë seriozisht krizën në Ukrainë dhe bashkërisht do të kërkojnë mënyra për arritjen e paqes dhe stabilitetit të përhershëm në Evropë përmes dialogut”, shtoi presidenti kinez.

Ndërkaq, Zelenskyy tha se ka pasur një bisedë telefonike të gjatë dhe përmbajtësore me homologun e tij kinez.

“Kam pasur një bisedë telefonike të gjatë dhe përmbajtësore me liderin kinez, Xi Jinping. Besoj se biseda, si dhe emërimi i ambasadorit të Ukrainës në Kinë do t’i japë një shtysë të fortë zhvillimit të marrëdhënieve tona dypalëshe”, shkroi Zelenskyy në twitter.





Story i mëparshëm

Presidenti finlandez: Përmes NATO-s po rrisim në nivel të lartë sigurinë tonë

Story i radhës

Mori pjesë në fushatën elektorale të Safet Gjicit në Kukës, drejtoresha e Kadastrës Dallëndyshe Bici denoncohet për shkelje të Kodit Zgjedhor

Të fundit nga