Xholev: Byroja për ekspertizë gjyqësore duhet të përgjigjet se ku ngec gjykimi për aksidentin në“Llaskarcë”

October 28, 2022
min lexim

Kryetari i Gjykatës Themelore Penale Shkup, Ivan Xholev, thotë se, përgjgije për atë se pse më shumë se një vit ka ngecje në procesin gjyqësor për aksidentin me autobus në Llaskarcë, duhet të përgjigjet Byoja e ekspertizës gjyqësore, pasi prej atje pritet mendimi i kërkuar nga gjykata, transmeton Portalb.mk.

“Është e vërtetë që ka ngërç, ekspertiza nuk është përgatitur për gati një vit. Meqenëse është kërkuar superekspertim, gjykata ka vepruar sipas kërkesës dhe e ka dërguar në Byronë e ekspertizës gjyqësore. Informacionet e mia thonë se stagnimi është për shkak se mungojnë ekspertët në atë fushë. Këtë pyetje do t’ju duhet ta bëni në Byro, ku është ngërçi. Gjëja e fundit që di është se ekspertët kanë kërkuar që të kontrollohet autobusi”, tha Xholev.

Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski, nga ana tjetër, nuk ka dashur të komentojë për ndonjë rast konkret, por si resor përgjegjës në krye të Byrosë për ekspertizë gjyqësore, ka paralajmëruar se Ministria javën e ardhëshme në proceduë qeveritare do të prezantojë Ligjin e ri për ekspertizë që do zgjidh të gjitha “defektet” në këtë fushë.

“Ajo që dua të theksoj është se javën e ardhshme në qeveri, ligji i ri për ekspertizën, i cili ka kohë që po përgatitet, do të jetë në procedurë qeveritare dhe do të thotë zgjidhje për të gjitha mangësitë dhe defektet që po ndodhin aktualisht në atë sferë. Defektet janë evidentuar dhe mendoj se kjo zgjidhje e re ligjore do të jetë një zgjidhje për të gjitha problemet e akumuluara deri më tani. Nga mënyra se si do të krijohet regjistri i ekspertëve, si do të merret licenca etj., nënkupton rregulla të sakta se si do të zhvillohet ekspertiza në të ardhmen. Ligjin e ri e shoh si mjet të mirë për përmirësimin e situatës në këtë drejtim”, tha Tupançeski.

Nuk ka asnjë vendim gjyqësor për rastin në “Llaskarcë” edhe pas më shumë se tre vjet e gjysmë nga aksidenti i autobusit. Ngjarja ka ndodhur më 13 shkurt 2019, kur autobusi i “Durmo Tours” që lëvizte në linjën e rregullt Shkup-Gostivar, doli nga autostrada në afërsi të fshatit Llaskarcë. 16 persona humbën jetën dhe 37 u plagosën.

Gjyqi për aksidentin filloi më 5 shtator 2021, por edhe pas më shumë se tre vitesh është ende e pamundur të arrihet një vendim i shkallës së parë. Në proces janë kryer ekspertiza nga palët, por është kërkuar edhe një superekspertizë, për të cilën është dhënë urdhër më 11 nëntor 2021, por nuk është përgatitur deri më sot

Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar është marrë informacion për problematikën e superekspertimit se fakultetet në vend kanë refuzuar kryerjen e ekspertimit. Fakulteti Teknik në Manastir më pas e ka njoftuar gjykatën se e kanë kthyer lëndën sepse ekspertët e tyre të licencuar në inxhinieri mekanike janë ekspertë vetëm në energjetikë dhe nuk mund t’i kontrollojnë automjetet dhe ekspertët e tjerë të tyre tashmë kanë marrë pjesë në ekspertizën e paraprake. Pastaj gjykata tha se kanë kontaktuar Universitetin e Shtipit dhe Fakultetin Mekanik në Shkup, nga ku po ashtu janë njoftuar se nuk kanë mjaftueshëm ekspertë të licencuar për automjete në komunikacion, të cilët nuk kanë marrë pjesë në ekspertizat paraprake. Pas refuzimit të fakulteteve, çështja i është dërguar Byrosë së ekspertizës gjyqësore, e cila ka mundësinë të formojë një ekip ekspertësh të licencuar që do të kryejnë një superekspertizë.

Në këtë proces gjyqësor akuzohen gjashtë persona: pronari i “Durmo Tours”, Durmish Beluli, personi përgjegjës për transport në kompani, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski, si dhe tre punonjës të stacionit të kontrollit teknik. Tre të parët akuzohen për krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik, ndërsa të tjerët akuzohen për bashkëpunim në të njëjtin vepër.

GJITHÇKA NË LIDHJE ME RASTIN TRAGJIK LEXO: KËTU

Burimi: portalb.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Afrim Gashi takon përfaqësuesit e Partisë së Aksionit Demokratik: Alternativa do të jetë gjithnjë zëri i boshnjakëve në institucionet e RMV-së

Story i radhës

Gjermania në ankth për Neuer, rrezikon të humbasë Katar 2022

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë