xhevdet hajredini nese shkohet ne zgjedhjet te parakohshme nuk do te dihet sa e thelle do te jete humbja e lsdm se 6272cbfbdfcf9

Xhevdet Hajredini: Nëse shkohet në zgjedhjet të parakohshme, nuk do të dihet sa e thellë do të jetë humbja e LSDM-së

May 4, 2022
1 minut lexim

Ish ministri i Financave, Xhevdet Hajredini, në emisionin debativ në TV SHENJA, duke folur për nismën e VMRO-së, për bllokimin e Kuvendit, në përpjekje për ta quar vendin në zgjedhje të parakohshme,  tha se shumë Ligje nuk mund të kalojnë, dhe se Qeveria nuk ka shumicën prej 2/3. Kjo sipas tij nuk mund të quhet qeveri stabil.

“Këta shpesh herë nuk mund ta sigurojnë as shumicën e thjeshtë. Mënyrën se si do ta praktikojnë në Kuvend, do të jemi aty po thotë do ta bllokojnë. Mënyrën e bllokimit e ka shpik BDI-ja, e filibasterit. Më me sukses e kanë përdorur kuvendin deputet e BDI-së, Tlata Xhaqeri dhe Xhevat Ademi. Tani këto të BDI-së janë në një pozitë interesante, nuk mund ta akuzojnë opozitën për diçka që e kanë përdorur dikur”, tha Hajredini.

Ai tha nëse shpallen zgjedhje të parakohshme për shkak bllokimit të Kuvendit, VMRO do t’i fitojë zgjedhjet, ndërsa LSDM nuk dihet sa do të humb.

“Çdo ditë jemi dëshmitarë që ngjarjet që ndodhi në Maqedoninë, shkojnë në dëm të LSDM-së, ndërsa në këtë ndikon edhe sjellja e BDI”, u shpreh Hajredini.

MARKETING

RENT A CAR

shembet rruga ne bulevardin vmro ne shkup 6272c65edb0f1
Story i mëparshëm

Shembet rruga në bulevardin VMRO në Shkup

u arrestua policia e kosoves tregon te verteten per fjolla morinen 6272d0a87ef36
Story i radhës

U arrestua? Policia e Kosovës tregon të vërtetën për Fjolla Morinën

Të fundit nga

ShkoLartë