Xhevat Kurti për Rrahmanin: Për çudi nuk është startues ky super talent 

Ish futbollisti i mirënjohur, Xhevat Kurti, ka disa fjalë për futbollistin e Ballkanit nga Theranda, Albion Rrahmani.

Sipas Kurtit, ky super talent duhet të ketë më shumë hapësirë. 

“Albion Rrahmani super lojtarë,  i cili vendosi derbin e Ballkanit me një super asist brazilian.

Për çudi nuk është startues ky super talent por me shpresë se në lojërat tjera do të jetë startues dhe të vazhdoj me suksese.

Për mendimin tim, ky djalosh i duhet minutazh më e madhe, gjithmonë flas nga këndi i parashikimit tim.

Suksese Albion Rrahmani, të prift e mbara”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në facebook. 

Ballkani e ka mposhtur me rezultat 1:0 Llapin. Therandasit kryesojnë renditjen me 48 pikë, ndërsa Llapi është në pozitën e katërt me 39 sosh.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Aktorët e njohur kryejnë donacionin e madh në ndihmë të qytetarëve të Ukrainës

Story i radhës

Voltana Ademi fton qytetarët e Shkodrës: Dilni votoni, e lumtur që po zgjedhim kryetarin e ri

Të fundit nga