Ylli i kombëtare së Zvicrës, Xherdan Shaqiri, ka asistuar dhe Breel Embolo ka realizuar në minutën e 48-të, për fitoren me rezultat 1:0 kundër Kamerunit.
Zvicra starton me fitore në Grupin G të Kampionatit Botëror.
Futbollisti Xherdan Shaqiri për televizionin zviceran SRF:
“Duam të nisnim mirë.
Por duhet thënë se të dyja skuadrat nuk patën një lojë të veçantë në fillim.
Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë. Krijuam disa raste dhe arritëm të bënim 1:0. Në fund ka mundur të jetë 2:0 ose 3:0 nëse do t’i realizonim rastet tona.
Në fund, ajo që ka vërtet rëndësi është se ne arritëm të fitonim ndeshjen e parë. Detyra e parë është përmbushur, por tani duhet të përmirësohemi qartë”.