Grushte dhe shkelma në Fier, rrihet avokati, 4 veta në polici

Një gjyq për cështje pronësie ka përfunduar me rrahjen e një avokati në gjykatën e Fierit. Ngjarja ka ndodhur sot pranë gjykatë së Fierit në përfundim të një seance gjyqësore.

Fill pas përfundimit të seancës gjyqësore, palët në konflikt janë përplasur fizikisht me njeri-tjetrin duke goditur me grushte e shkelma, ndërsa kësaj nuk i ka shpëtuar edhe avokati i njërës prej palëve.

Mësohet se ky i fundit është dhunuar gjithashtu gjatë këtij sherri.

Menjëherë ka ndërhyrë policia, e cila ka shoqëruar në ambientet e komisariatit të qytetit katër persona, ndërsa tani po bëhen procedurat përkatëse për të zbuluar shkakun e konfliktit si edhe rrethanat në të cilat u zhvillua ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Xherdan Shaqiri me mesazh të qartë pas triumfit kundër Kamerunit 

Story i radhës

Sapo kemi hyrë në sezonin e tij, por çfarë e dallon Shigjetarin nga shenjat e tjera të horoskopit

Të fundit nga